Albania

PARIS – Lagarde: Europa në pozicion të shkëlqyer përballë krizës së COVID-19

PARIS, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Kriza ekonomike, e krijuar nga pandemia e Covid-19 do të ndryshojë thellësisht ekonominë botërore drejt ekologjisë, digjitalizimit dhe metodave të punës dhe Europa ndodhet në një pozicion të shkëlqyer në këtë situatë, vlerësoi sot presidentja e BQE-së,  Christine Lagarde.

”Kjo krizë do të jetë një përshpejtim i transformimeve të cilat tashmë ishin latente në ekonomitë tona”, parashikoi ajo, e pranishme në një video-konferencë në takimet ekonomike të Aix-en-Seine në Paris.

“Në prodhim, në punë, në tregti, ajo që sapo kemi provuar do të përshpejtojë transformimet dhe ndoshta do të çojë në një evolucion drejt një mënyre më të qëndrueshme dhe të gjelbër të jetës”, shtoi Lagarde.

“Aktualisht, vlerësohet se kriza duhet të çojë në një tkurrje të zinxhirëve të furnizimit prej rreth 35% dhe një rritje të robotizimit në industri nga rreth 70 në 75%”, tha ajo.

”Për më tepër, për shkak të mbylljes që preku shumicën e banorëve të planetit në të njëjtën kohë, tregtia online është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme. Ky zhvillim duhet të përshpejtojë më tej në të ardhmen në dëm të tregtisë më tradicionale”, shtoi Lagarde.

”Përballë këtyre transformimeve, Europa është në një pozitë të shkëlqyer për të ndërmarrë këtë lëvizje”, theksoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Sergio Ramos: we are real and we have to win everything. Upset by relegation from the Champions League
Pirlo or Simone Inzaghi could lead Juventus
Ronaldo's sister: You can't do everything alone. You are still the best 🙌
Juve may fire sporting Director Paratici after Sarri
Juventus sacked Sarri (Nicolo Skira)
Messi sleeps on an anti-coronavirus mattress. The tissue is coated with nanoparticles that destroy the virus
Andrea Agnelli: Ronaldo will stay at Juventus. He's the mainstay of the club