TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, Amari i vogël i lindur prematurë (lindje para kohe) e ka fituar betejën me jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila e ka cilësuar një lajm të gëzueshëm për familjen e Amarit.

“Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive”, shprehet Manastirliu.

Gjithashtu ministrja thekson se vogëlushi e fitoi betejën me jetën falë punës fantastike të stafeve mjekësore.

“Punë fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës”, tha ministrja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.