logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

PD nën ultimatumin e Berishës për krizën dhe thirrja “Jo Pakt me Ramën”

Ulja në një tryezë me kryesocialistin Edi Rama dhe arritja e një pakti politik mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha po shoqërohet me jo pak përplasje brenda demokratëve dhe aleatëve të tyre. Si për t’i dhënë fund këtyre debateve pro dhe kundër paktit, apo deklaratave se edhe me Ramën shkohet në zgjedhje, ka ndërhyrë ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili për herë të parë paralajmëroi publikisht Bashën, duke parandaluar kështu ndonjë pakt të ngjashëm si më 17 maj të 2017-ës.

“Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, sepse nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci, por që sot është narko-shtet. Një koalicion i tillë do shuante çdo shpresë te shqiptarët për të marrë rrugën e standardeve rrugën e shtetit ligjor.

Standardet këtu kanë marrë fund. Por problemi është këtu. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzion i tmerrshëm, duke patur PS-në në koalicion, e cila krijoi këtë situatë me qeverisjen e saj. Ajo (PD) ka vetëm një rrugë largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Lideri historik i demokratëve gjithashtu deklaroi se nuk ishte në dijeni të marrëveshjes së dy viteve më parë të Bashës me Ramën, duke lëshuar mesazhin se kësaj here nuk do të ketë ndonjë veprim pa dijeni e tij.

Duke e cilësuar si një përgjegjësi direkte e Bashës dorëzimin e mandateve, Berisha theksoi se “tani nuk jemi as në fitore as në greminë, jemi në një moment qetësie para një rrebeshi të fuqishëm”. Pikërisht përpara këtij rrebeshi, ish-kryedemokrati po kërkon që të parandalojë ndonjë surprizë, duke paralajmëruar jo vetëm Bashën, por edhe demokratët dhe aleatët që kanë nisur të lëshojnë zëra se janë pro arritjes së një marrëveshje që po përflitet në media tashmë si një fakt i kryer mes Ramës dhe Bashës.

Ultimatumi i Berishës në fakt i shkon edhe aleatëve të PD-së, veçanërisht atij historik kryerepublikanit Fatmir Mediu që duket se është më i prirur të dëgjojë më tepër këshillën e ndërkombëtarëve për të arritur marrëveshje, duke dalë kundër atyre akteve ekstremeve që ishte dorëzimi i mandateve të deputetëve.

Ndërsa jashtë nuk mbetet LSI-ja, aleatja kryesore e koalicioni, ku kryetarja e saj, Kryemadhi për herë të parë ndryshoi qëndrim. Deklarata e saj se në zgjedhje shkohet me Ramën si kryeministër po shihet si një krisje të qëndrimeve brenda koalicionit. Një pozicion politik i ri i partisë, që mbase ish-kryeministri e gjen e mënyrën e konsultimeve ngushëlluese me anë të presidentit Ilir Meta.

“Takohemi me zotin Meta, nuk shkoj në zyrën e tij, por dal pij kafe nuk e kam asnjë problem. Por unë të kem vendim tek ai, Kurrë, asnjëherë. Më ka thirrur njëherë kur ka thirrur dhe ish-presidentët e tjerë, i kam dhënë mendime dhe kaq”, pohoi Berisha në emisionin “Opinion”.

Kundër koalicionit apo paktit mes Ramës dhe Bashës është edhe kreu i Agrarëve, Agron Duka i cili shprehet se “një gjë të tillë nuk e mbështesin jo vetëm demokrat, por të gjithë shqiptarët dhe se me të do të goditeshin vetëm partitë e vogla, por do të dëmtohen të gjithë qytetarët”.

Si për rastësi, Basha nxitoi të mbante dhe një qëndrim sqarues jo vetëm për demokratët, por edhe për Berishën, i cili nga studio televizive paralajmëronte kushtet për të opozitën: zgjedhje pa Ramën si kryeministër, e jo koalicion PS-PD.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen.

Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, do të reagonte Basha, si një kundërpërgjigje ndaj një skeme të dalë nëpër ekranet e televizioneve ku ai do të bëhej kryeparlamentar dhe qeverisja do të ndahej si tortë përgjysmë mes PS-së dhe PD-së.

Në këtë situatë të re, ku dhe dekreti për zgjedhjet e 13 tetorit ka rënë, opozita po pret edhe takimeve e fundit të ndërkombëtarëve, të cilët po kërkojnë me insistim një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, duke i treguar dhe një urë takimi mes tyre.

Apeli më i fundit u lëshua nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili theksoi se “ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”.

Basha përpara se të marrë një vendim përveç presionit të ndërkombëtarëve për marrëveshje politike, duhet të përballet edhe me njeriun që e katapultoi në krye të Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili zgjedhjen e mbështetjen e pasardhësit e ka edhe si një “bast” politik përballë demokratëve, tashmë të “uritur” dhe të mbetur pa pushtet si në qeverisje qendrore dhe në 61 bashki.(Gazeta Si)

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO