Albania

Për herë të parë që nga zjarri, koncerti i Krishtlindjes në katedralen Notre-Dame

PARIS, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – Abacia e Notre-Dame do të japë një koncert në prag të Krishtlindjes, pa një audiencë, në katedralen e Notre-Dame e shkatërruar nga flakët në 2019, njoftoi sot Kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit, në një njoftim për shtyp.

“Ky koncert, i drejtuar nga Henri Chalet, drejtori i abacisë, do të mbledhë bashkë 20 këngëtarë nga kori i të rriturve, të shoqëruar nga Yves Castagnet në organo, si edhe nga dy solistë: Julie Fuchs (soprano) dhe Gautier Capuçon (violonçel)”, shtoi ai.

Koncerti do të zhvillohet në pajtueshmëri të rreptë me standardet aktuale shëndetësore.

Kjo është ngjarja e tretë e organizuar në katedralen e Notre-Dame që nga zjarri i 15 prillit 2019, që shkatërroi pjesërisht ndërtesën.

Më 10 prill, kryepeshkopi organizoi një “kohë meditimi”, me rastin e së Premtes së Madhe, në një katedrale të zbrazët, pa besimtarë.

Më 15 qershor 2019, Michel Aupetit kremtoi një meshë para rreth 30 personave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Inter will change the logo and name for the 113th anniversary of the club in March
Jorge Valdano: With Ronaldo gone, Real Madrid are missing a goal for the match. Now there are no goalscorers
The decision on the period of suspension of Messi will be made on Tuesday
Vidal on the Juve logo kiss: It was a demonstration of love for Chiellini
Jurgen Klopp: The most important thing for Liverpool is to get into the Champions League. This season is a difficult fight for the top 4
Total dominance of Inter over Juve: Conte destroyed Pirlo, and Vidal - Rabiot
Jovic on the double in 28 minutes: Couldn't have imagined a better return. I hope this is just the beginning