Një pjesë e madhe e të dënuarve që përfituan leje të vecantë 3 mujore, për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e Covid 19, janë rikthyer në qelitë e paraburgfimit. Zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve tha se me datë 1 korrik i ripranuan në institucionet e vuajtes së dënimit 164 persona në konflikt me ligjin, ndërsa një i dënuar u trasferua në spital, pasi rezultoi pozitiv me Covid 19.

Zyrtarët thanë se të dënuarit e tjerë që lanë qelitë dhe qëndruan në ambjentet e shtëpive tyre gjatë kohës kur vendi ishte në karantinë, duhet të rikthehen deri më datë 18 korrik, në të kundërt ata do të merren në hetim për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Pak ditë pasi në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me koronavirus Ministria e Drejtësisë hartoi një akt normativ, me fuqinë e ligjit, duke iu dhënë mundësi të dënuarve për vepra të lehta penale, atyre më sëmundje kronike apo të moshuarve të liroheshin me leje 3 mujore, por gjithmonë duke respektuar në mënyrë rigoroze rregullat e karantinës që miratoheshin nga qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb