Albania

Përhapet me shpejtësi dhe ka ‘lindur’ nga fermerët në Spanjë, zbulohet një lloj i ri i COVID. Ekspertët: Tregon se masat e parandalimit nuk kanë qenë të mjaftueshme

Një variant i koronavirusit që e ka origjinën nga punonjësit e bujqësisë në Spanjë, është përhapur shpejt në pjesën më të madhe të Evropës, gjatë verës, dhe tani përfaqëson pjesën më të madhe të rasteve të reja të Covid-19 në shumë vende – shkruan Financial Times.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që ka ndjekur virusin përmes mutacioneve gjenetike të tij, ka përshkruar përhapjen e jashtëzakonshme të variantit të quajtur 20AEU1, në një studim të publikuar së fundmi.

Puna e kërkuesve sugjeron se personat që ktheheshin nga pushimet në spanjë, kanë luajtur një rol kyc në transmetimin e virusit në të gjithë Evropën, duke ngritur dyshime mbi faktin se vala e dytë që po përplaset mbi kontinent mund të ishte reduktuar duke përmirësuar kontrollet në aeroporte dhe qendra të tjera transporti.

Ekspertët sqarojnë se çdo variant i koronavirusit të ri, ka një firmë të tijën gjenetike dhe lejon përcaktimin e vendit të origjinës së tij dhe përhapja e këtij versioni tregon se masat e parandalimit të virusit nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Kërkuesit zviceranë dhe spanjollë po përshpejtojnë punën për të kuptuar nëse ky variant është më vdekjeprurës apo më infektues se të tjerët por sipas tyre, ai është i ndryshëm nga të gjithë versionet e tjera të sars cov 2 të hasura më parë. Të gjithë viruset pësojnë mutacione dhe më agresivi i deritanishëm i sars cov 2 është quajtur D614G dhe është më infektuesi.

o.j/dita

Football news:

Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season
Holand has scored 15 goals in the Champions League the fastest. 7 games better than the record
Ludicrous omission of the Champions League match: the Brugge forward did not want to transfer to the bus, and he was kicked out