Albania

Përjashtimi i Berishës, Nishani: Basha i ka vënë minat PD me kohë, po dëmton edhe Shqipërinë e interesin kombëtar

Partisë Demokratike i janë vënë minat nga kreu i PD Lulzim Basha që kur ka marrë drejtimin e saj”.

Kështu deklaron ish presidenti Bujar Nishani i cili thekson se Basha nuk po dëmton vetëm PD por sipas tij edhe Shqipërinë e interesin kombëtar.

L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L.Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar. Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ? Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë ! Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste”, shkruan Nishani.

Përjashtimin e Sali Berishës nga PD Nishani vijon ta quajë një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës.

L.Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës. Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal. Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria”, shkruan Nishani.

‘Foltorja’ e Sali Berishës dje është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Lulzim Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar nga grupi i PD dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht.

Takimit të Berishës në Vlorë, demokratëve dhe militantëve të tij, iu bashkuan edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili është rreshtuar krah ish kryeministrit.

j.l./ dita

Football news:

Tuchel about the League Cup: Every tournament is important, we do not prioritize. Chelsea always plays to win
Miranchuk looks like a foreign body. It would be better to let him go back to Russia. Italian journalist about Atalanta midfielder
Barcelona's priority is Klopp's appointment. His contract with Liverpool is until 2024
Milan is ready to more than double Teo's salary to 3.5 Million euros a year
Al-Sadd Xavi has not lost 34 matches in the Qatar League - this is a club record. The league record is 41 games
Nagelsmann about Hernandez: He is in a good mood, there is no feeling that he is worried about prison
Tuchel on the victory over Southampton: A tense match. I liked Chelsea's energy