Albania

Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit, shkak u bë mungesa e reperit nga Kosova në koncertin në Ulqin!

Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend, pra në Ulqin!

Pasi Noizy e dogji në koncertin e tij në Ulqin, ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet!

Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.  

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!

“Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.

 

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.

“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful. i kena ndrru venet u was a role model #factsnoë u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen fames, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!

Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.

Football news:

Watzke on Holand's departure: Before the start of the season, they said that he would definitely leave us, but he is still here
Roy Keane: Tottenham were so bad against Chelsea that I couldn't believe it. Players don't want to defend themselves
Ancelotti about the World Cup every 2 years: Let's hold it every year, since this is the case
Ronaldo lost 288,000 euros due to the fraud of a travel agent with the player's credit cards
Are you happy about the return of Glushakov and Dzyuba to the national team?
Juventus is already like Allegri's team without the ball, but does not have any other modes at all. Milan still punished for this
CSKA and Spartak close the 8th round. Who will win the Moscow derby?