I pyetur nga gazetarët, nëse deklaratat e artikuluara prej tij se qeveria po fsheh shifrat e Covid, si infektimet ashtu edhe viktimat dhe nëse do t’i çonte ato në SPAK, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk kishte ndërmend të fshihej pas gishtit.

Ai deklaroi se qeveria i ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve, se mungojnë testet dhe se njerëzit po vdesin trotuareve.

“SPAK s’ka nevojë t’i coj unë faktet, më thoni kush prej jush nuk ka dëgjuar për raste infektimesh që nuk raportohen nga qeveria dhe raste vdekjesh? S’kam ndërmend të fshihem pas gishtit apo të lejoj SPAK të fshihet pas gishtit. Paratë po vidhen, shëndetësia është në kolaps . Të hapin gojët ose të hapin kraun se s’janë aty për të përpirë taksat e shqiptarëve”,- tha Basha.

Sa për akuzat e artikuluara në Kuvend nga ministria Manastirliu, Basha tha se fjalët e saj nuk e zhbëjnë situatën, ku njerëzit jo vetëm janë të pambrojtur përballë pandemisë, por po vdesin trotuareve.

“Të mbyll gojën unë kur shqiptarët vdesin trotuareve? Opozita i mori paratë për tamponet? Ata janë kapur me presh në duar duke vjedhur dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve, i lënë mjekët në mëshirë të fatit”,- vijoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb