TIRANË, 26 tetor/ATSH/ 90 copë gjeneratorë ere kanë mbërritur në Portin e Durrësit me anijen tregtare “Chipol Baon”, akostuar në kalatën 10 që prej së shtunës.

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, ngarkesa e veçantë ka si destinacion final Kosovën, ndërsa port origjine kryeqytetin e Liberisë Monrovinë.

“Gjeneratorët e erës me një peshë totale prej 2,858 tonë, pas përfundimit të procesit të shkarkimit, do të vijojnë transportin me kamionë të ngarkesave të veçanta tranzit drejt Kosovës”, bën të ditur APD./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.