Albania

PORTRET – Olaf Scholz pragmatiku në ngjitje i social-demokratëve

BERLIN, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Një performancë solide e fushatës nga Olaf Scholz, ministri i Financave i Gjermanisë dhe zëvendës i kancelares Angela Merkel, e ka parë atë papritur të bëhet favorit i qartë për të pasuar shefen e tij pas daljes së saj në pension.

“Një epokë e re po fillon, jo vetëm në kuptimin e formësimit të periudhës pas koronavirusit, por edhe në aspektin se si ne do ta menaxhojmë në dekadën e ardhshme të ardhmen e vendit tonë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Scholz para pak ditësh.

Në 2017 Partia e tij Social-demokrate (SPD) pësoi rezultatin më të keq elektoral në historinë e saj me 20,5 për qind të votave dhe numrat e saj ishin zvogëluar më tej si partner i ri koalicioni ndaj konservatorëve të Merkelit.

Megjithatë, javët e fundit Scholz ka përjetuar një kthesë të jashtëzakonshme pasi  sondazhet tani e vendosin atë rreth pesë pikë përqindje përpara si kandidati kryesor për kancelarinë, me CDU-në e Merkelit që ka mbetur prapa.

Pas zhgënjimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Scholz mund ta kishte konsideruar veten me fat pasi iu dhanë dy nga portofolet kryesore në qeveri.

Megjithëse ai e filloi karrierën e tij politike shumë majtas, tani i moderuari i fortë është politikani më i popullarizuar i SPD-së.

Sulmet e shpeshta ndaj tij nuk e kanë dëmtuar shumë.

Gjatë kohës së tij në qeveri, 63-vjeçari u bë fytyra e reagimit stimulues shumë miliardë eurosh të Gjermanisë ndaj krizës së koronavirusit, duke rritur profilin e tij në një kohë kur vendi po kërkonte një udhëheqës të ardhshëm.

Scholz u bashkua me SPD-në në 1975 dhe u zgjodh për herë të parë në parlamentin kombëtar të Bundestagut në 1998.

Nga viti 2002, ai shërbeu një mandat dyvjeçar si sekretar i përgjithshëm i SPD-së, kur u quajt “Scholzomat” për ofrimin e tij mjaft mekanik, ndërsa u përpoq të shpjegonte reformat e gjera të punës dhe mirëqenies së ish-kancelarit nga SPD-ja, Gerhard Schroeder.

Një avokat i zoti, Scholz shërbeu në vitin 2007 si ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të koalicionit të Merkelit me SPD-në.

Katër vjet më vonë, ai u nis për në Hamburg, ku u bë kryebashkiaku i qytetit.

Mandati i tij atje u zbeh në vitin 2017 nga demonstratat e dhunshme të nisura nga protestuesit antikapitalistë në samitin e G20-s.

Ai kohët e fundit shërbeu si fytyra e qetë e një partie në krizë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-s, duke përfshirë një qëndrim dymujor si udhëheqës i përkohshëm i SPD-së.

Kohët e fundit, konservatorët e Merkelit janë përpjekur të mbrojnë votuesit duke ngritur spektrin e një qeverie të krahut të majtë nën drejtimin e Scholz, duke thënë se nëse ai fiton mund të bashkohet me partinë e majtë ”Die Linke”.

Nga ana e tij, Scholz tha se ai parashikon të punojë me Partinë e Gjelbër dhe ka refuzuar të përjashtojë të punojë me ”Die Linke”.

Scholz tani po kandidon për një vend në Bundestag në Potsdam, jashtë Berlinit.

Në mënyrë të pazakontë, ai po kandidon në të njëjtën zonë elektorale me kandidaten për kancelare të Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock.

Scholz ka lidhje familjare me shtetin e Brandenburgut, i cili rrethon kryeqytetin gjerman, pasi bashkëshortja Britta Ernst ka qenë ministre e Arsimit atje, që nga viti 2017./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Sergio Aguero: When Pique and others started talking to me about the 10th number, I already asked for the 19th. Barcelona striker Sergio Aguero explained why he refused the 10th number in the Catalan club after the departure of Lionel Messi, and also told why he took the 19th number
The sheriff - the leader of group D - goes to Inter. Will he be able to create another sensation and win?
Sulscher on the situation at Manchester United: Of course, the situation is not cheerful. But progress is visible
We want to make a Peregrine falcon out of a steam locomotive. Lokomotiv explained the Ranknik's status, how to find and sell players, why Zorn is on the bench
Wenger proposes to introduce a mandatory rest period for players and make breaks for national team matches less often, but longer
Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams