TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në takimin që zhvilloi me drejtuesit rajonalë të Shërbimit Social Shtetëror vuri theksin në forcimin e programeve të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, në mbështetje të familjeve dhe qytetarëve në nevojë, përmes shërbimeve direkte, integrimit dhe punësimit.

Manastirliu vuri theksin në shtrirjen e Reformës së Aftësisë së Kufizuar. Gjithashtu dhe në përditësimin dhe monitorimin e shërbimeve sociale në Regjistrin Elektronik Kombëtar i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror.

Sipas saj, plane individuale për fuqizimin e familjeve në nevojë përmes punësimit dhe  përgatitja e stafeve për integrimin e shërbimeve social-shëndetësore, janë elementë të rëndësishëm në mbështetjen e familjeve në nevojë.

Ajo gjithashtu theksoi se, procesi i vaksinimit “derë më derë” do të bëhet në bashkëpunim edhe me punonjësit e shërbimeve sociale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.