Dhjetëra mijëra elefantë afrikanë janë nën kërcënim pasi një projekt për të ndërtuar një fushë nafte mund të shkaktojë një katastrofë ekologjike. Në rrezik janë rreth 13 mijë elefantë deri më tani. Aktivistët kanë frikë se fusha e naftës që shtrihet në të gjithë Namibinë dhe Botsvana do të shkatërronte ekosistemet rajonale dhe jetën e egër, si dhe komunitetet lokale.

Qeveria Namibiane është shprehur se licencat kërkimore që janë dhënë deri më tani nuk do të sjellin probleme. Sipas tyre puset eksploruese nuk janë të vendosura në ndonjë zonë të ndjeshme ndaj mjedisit dhe nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në jetën e egër. ReconAfrica e cila ka marrë përsipër projektin argumenton kjo do sjellë përfitime të mëdha ekonomike në rajon pa dëmtuar mjedisin.

Puna kërkimore ka filluar dhe ekspertët thonë se fusha e re e naftës mund të jetë një nga më të mëdhatë e viteve të fundit. ReconAfrica vlerëson se nafta e gjeneruar mund të jetë midis 60 miliardë dhe 120 miliardë fuçi dhe vlen miliarda dollarë për ekonominë rajonale.

Shkencëtarët, ambientalistët dhe komunitetet lokale thonë se projekti mund të rrezikojë furnizimet me ujë dhe të kërcënojë Delta Okavango në Botsvana, një shkretëtirë e madhe e pacenuar dhe që është pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Muajin e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se shfrytëzimi dhe zhvillimi i fushave të reja të naftës dhe gazit duhet të ndalet këtë vit nëse bota do të qëndrojë brenda kufijve të ngrohjes globale dhe të përmbushë qëllimin e emetimeve neto zero deri në 2050.

Qindra elefantë kanë ngordhur në mënyrë të mistershme gjatë vitit të kaluar. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë shkakun e vdekjeve, por besojnë se ato mund të jenë të lidhura me një sasi në rritje të algave toksike të shkaktuara nga ngrohja globale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb