Albania

Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social, nuk e dimë si do të sillen zgjedhësit

Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i pranishëm në studion e “Ilva Now” ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike,  dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devindentin politik. Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formula. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se ky është një eksperiment i madh social, pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperimenti i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

e.sh/Dita

Football news:

Drogba on the inclusion of Cech in the squad for the season: I'm on my way to the Chelsea base
Two warring club are tired of the greyness, came together and changed the Danish football. This is the path of Midtjylland - now he is in the Champions League
Hakimi had contracted the coronavirus. Inter will play Borussia Gladbach today
Manchester United's debt increased by 133% in the 2019/20 season, while revenues fell by 19%. Loss - 23.2 million pounds
Liverpool, Manchester United, Real Madrid are preparing the European Premier League project. It seems that everything is serious now: they are supported by FIFA
Lampard on Cech in the Premier League bid: it will be good for Our goalkeepers to train with one of the best goalkeepers. He is relatively young
Coach Salzburg had a problem with being an American. And I came up with a game style while watching the Princeton rowers