Albania

PS do marri 74-78 mandate në zgjedhje

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste do marrë nga 74-78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur gjatë një interviste televizive se ku do e marri mandatin në Vlorë apo në Durrës, Rama tha se, “jam deputet i pandashëm nga Vlora dhe do jem deputet i pandashëm nga Durrësi”.

“E kam treguar se mund të jem në të dy vende në të njëjtën kohë. Do ta shoh kush do ketë rezultatin më të mirë atyre do ju hap rrugë. Kush do të ketë rezultatin më të mirë me objektivin do t’i hap rrugë atij që vjen më pas, ndërkohë që Durrësit do ti përkushtohem me mish dhe me shpirt sepse Durrësi tani ka mundësinë historike që të kthehet në portin  më të madh turistik të Mesdheut dhe të bëhet një Dubai i vogël i Mesdheut”, u shpreh Rama.

Ai tha se, “Tirana është në rrugën e duhur, rrite dhe përmirësohet vijmësisht. Nuk kam shqetësim për Tiranën”.

I pyetur nëse nuk merr 8 deputet në Durrës dhe në Vlorë, Rama tha “unë mendoj se objektivat janë shumë realist në të dy qarqet. Objektivi bazë i 8-tës është objektiv që nuk do cënohet. Në të dyja anët është e mundur. Kështu që unë shoh 9-të, jo tetën. Do të  shikoni nëse rezultati nuk do të jetë 9-të, do jetë afër 9-tës”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude