Albania

Pse e ka kaq fiksim Sali Berisha, pasurinë e Edi Ramës?

BIRN publikoi pak ditë më parë skedën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama.

Me përjashtim të një viti të “pajustifikuar”, BIRN nuk kishte gjetur asnjë problem në pasurinë e Ramës.

Por, menjëherë sapo BIRN publikoi skedën e pasurisë së Ramës, ishte një njeri që reagoi direkt: Sali Berisha.

Reagimi i tij u publikua edhe në portalin e të birit dhe qendron prej disa ditësh si editorial, ndërkohë që edhe u sponsorizua në rrjetet sociale.

“Edi Rama i vetmi në botë që 16-fishoi pasurinë si kryeministër”, shkruan Berisha, duke iu referuar shkrimit të BIRN.

“Pasurim si në përrallë, apo vjedhje e jashtëzakonshme?

Edvin Hajduti hyn në Guinness!

Ai në 8 vitet e fundit 16-fishoi pasurinë si asnjë kryeministër në planet!

Miq, në rast se i bie rrotull planetit nuk mund të gjesh kurrë një kryeministër apo një ministër në një vend të lirë apo qofte dhe diktaturë që në 8 vite pushtet të rrisë me 16 herë pasurinë e tij.

Ky pasurim si në përrallë apo kjo vjedhje e jashtëzakonshme mund të ndodhtë vetëm në Shqipëri me Edi Ramen dhe vetëm me Edvin Hajdutin, i cili sapo erdhi ne pushtet:

1-Zhduku konfliktin e interesit dhe,

2-Nxori tezën se për korrupsionin nuk e kane fajin njerëzit, por e ka sistemi, me një fjale vidh kush të mundet dhe sa të mundësh se fajin nuk e ka hajduti, por sistemi.

Me këto të dhëna të raportit të pavarur të BIRN të bazuara në të dhënat e institucioneve të emëruara nga vet Edvin Hajduti dëshmojnë për shfrytëzimin e shpërftyruar dhe të papërmbajtur të pushtetit  për pasurim personal, si kampion zyrtar i korrupsionit dhe vjedhjes mbi tokë.

Miq, ky 16 fishim i pasurive të kryeministrit, i cili ne vitin 2009 si kryetar bashkie kishte deklaruar vetëm 3000 euro dhe 500 mijë lekë në ILDKP është i pashembullt në botë, por nuk pasqyron pasurinë e tij prej 200 milionë eurosh të denoncuar nga raporti i OSBE në fillim të vitit 2014 për të cilin Edvin Hajduti heshti si fija e barit dhe nuk guxoj ta përgënjeshtroje kurrë.

Ky pasurim përrallor që ka në baze vjedhjet e jashtëzakonshme të Edvin Hajduti me rrjetin e tij ne PPP, tendera, taksa, tatime tregon së pari pse në Shqiperi korrupsion është shndërruar në sistem.

Së dyti pse Edvini është kaq ngushtë i lidhur me klientelën gjakpirëse të pasunarëve të tij.

Se treti pse këto 8 vite në Shqipëri varfëria ekstreme u rrit me 4.2 herë dhe 47% e shqiptarëve u zhyten në varfëri të moderuar”, shkruan Berisha, që ka publikuar edhe shkrimin e BIRN, por duke mashtruar sy për sy, pasi shkrimi bënte fjalë për deklarimin e pasurisë së Ramës në 15 vite.

Pra, vit pas viti, siç do të ishte normale, pasuria e Ramës është rritur, pasi nuk mund të pretendohet që pasuria e tij të qendronte në vend, si 15 vjet më parë.

Por, pse është kaq i fiksuar Sali Berisha me pasurinë e Ramës?

Është e thjeshtë në fakt: Ai kërkon të tregojë, se jo vetëm ai dhe fëmijët e tij u pasuruan kur ishin në pushtet, por të njëjtën gjë ka bërë edhe Edi Rama.

Është njësoj si ajo përpjekja e tij e vazhdueshme, që kërkon t’i hedhë përsipër viktima Ramës, për të treguar se edhe ai ka vrarë, si Berisha.

Por këto përpjekjet e tij në fakt çalojnë, pasi ndryshe nga Berisha, fëmijët e Ramës nuk kanë fituar miliona euro, nga pushteti i babit.

As kanë vila në Lalëz dhe apartamente në zonat më të shtrenjta në Tiranë.

Dhe natyrisht, nuk kanë vrarë për pushtet.

(TemA)

Football news:

Raphael van der Vaart: Werner is a blind horse. He just lowers his head and rushes forward
Guardiola about the Champions League: You work for 10 months, and you are judged by one game. You fly out - the season is recognized as a failure. Unfair
Tony on Ronaldo throwing the shirt: A great champion should set an example. I am not impressed with his attitude to the team
3-4 microphones on the players will make football more exciting. Interview with an American who has been changing the sound of the Olympics for 25 years
Barcelona are looking for a left-handed central defender. The club is Interested in Romagnoli, Martinez from Ajax and Senesi from Feyenoord
Rice is Interested in a move to Manchester United. West Ham midfielder asked about the club from Maguire and Shaw
Leipzig will request 15-20 million euros for Nagelsmann in case of an appeal from Bayern