logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

PSG do çmenduri nga Barcelona, Reali në borxhe për Neymar!

Merkatoja është drejt mbylljes, ndërsa dilema e madhe mbetet e ardhmja e brazilianit Neymar. PSG do që ta largojë, por të mos humbasë asnjë cent, ndërsa ylli nuk ka ndërmend të kthehet më në ekip. Pistat e vetme janë dy: Barcelona dhe Real Madrid.

Barcelona – Kampionët e Francës nuk kanë marrëdhënie aspak të mira me katalanasit dhe nuk do të ketë asnjë lëshim për ta. Parisienët duan as më pak e as më shumë, por 222 milionë euro, shifrën që paguan për ta sjellë në ekip. Barcelona është gati të japë Rakiticin dhe Coutinhon plus 100 milionë euro, por PSG ka refuzuar. Emri i fundit që pritet të përfshihet në transferim është ai i Dembelesë, plus Rakiticin dhe 100 milionë euro. Përgjigjja mbetet në dorë të lojtarëve.

Real Madridi – Rezultatet e ekipit në verë kanë sjellë panik te madrilenët. Hazard duket jashtëforme, ndërsa Florentino Perez do Neymarin. Një hakmarrje ndaj Barces, por dhe një armë më shumë për Zidane. Paratë mungojnë, ndërsa Perez ka lëvizur duke siguruar një kredi për të afruar në Madrid lojtarin. Çmenduri!

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO