TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Shërbimet shtesë të Policisë Rrugore të Tiranës po menaxhojnë trafikun në rrethrrotullimin Shqiponja, gjatë fazës së avancuar të ndërtimit për projektin që ka si synim lehtësimin e lëvizjes për hyrje-daljet në Tiranë.

Policia Rrugore fton drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti.

Po ashtu ajo bën thirrje që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.