Albania

Qendrat shëndetësore verore/ 24 orë shërbim dhe testi i shpejtë falas për COVID-19

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Në të 29 qendrat shëndetësore verore janë unifikuar të gjitha protokollet e shërbimit shëndetësor, ku nuk mungojnë barnat dhe pajisjet e nevojshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se, në këtë sezon veror në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore.

Gjithashtu thekson Manastirliu, ofrohet edhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19.

“Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt” -shprehet Manastirliu.

Në qendrat shëndetësore verore do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në zonat turistike të vendit si Shëngjin, Ksamil, Himarë, Drimadhas, Golem etj., për një sezon turistik më të sigurtë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The more the fly spins in the web, the more entangled it becomes. Here is how Belarusian officials and coaches persuaded the athlete to go home
Ronaldinho on Messi's victory at the Copa America: This is the only thing that he lacked. I am very happy for him
Mikel Arteta: Jaka stays. He is a key Arsenal player
Parti injured his ankle in a friendly game with Chelsea. Arsenal midfielder will be examined tomorrow
Umtiti agrees to leave Barca, but only to a club from the Champions League or claiming the title
Sassuolo is ready to give Locatelli to Juve on loan for 5 million euros with an obligation to buy out at least 30 million
Sofia Pozdnyakova: It's more fun with the audience, the excitement wakes up. But we do not have such a popular sport as football or figure skating. We are used to it