Albania

Qeveria shqiptare shpall ‘non grata’ diplomatin rus, e urdhëron të largohet për 72 orë, reagimi i Ambasadës: Akuza të pabaza, nuk nxirret emri në media!

Qeveria Shqiptare shpall non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Ministrisë, e cila bën me dije se shkak për vendimin është bërë shkelja e masave anti-COVID nga diplomati.

Siç bëhet me dije zyrtarisht, që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme lidhur me shkeljet e diplomatit. Për të cilin ka vënë në dijeni edhe ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Pas marrjes së vendimit, diplomati ka vetëm 72 orë kohë që të largohet nga vendi.

“Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve.

Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Mediat ruse shkruajnë se ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron të pabaza akuzat ndaj diplomatit rus, Alexey Krivosheev dhe shton se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është njoftuar”, tha misioni diplomatik për agjencinë ruse

j.l./ dita

Football news:

Three Barca players under the age of 19 have scored in La Liga this season. This is a tournament record
Mbappe has scored 7 goals in his last 4 matches
Andrea Pirlo: Juventus started 20 minutes late. But I liked the reaction of the team
Ronald Koeman: There are no excuses at Barca for playing young people. So it is even more pleasant to win
Federico Chiesa: For Juventus, every match is now like a final: in Serie A, in the Champions League and in the Cup
Juventus is 1 point behind Milan and 7 points behind Inter. The teams have 25 matches each
Moriba scored for Barca in La Liga in 18 years and 46 days. Only Messi, Fati, Pedri and Krkic have done it before