Albania

Rakacolli: Po të zbatohen masat antiCovid, do të shmangim skenarët e kolapsit të sistemit

TIRANË, 30 tetor/ATSH/  Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, duke i bërë apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat antiCovid theksoi se “duke parë tendencat në rritje, jemi të bindur që po të zbatohen masat, me siguri që do të shmangim skenaret e kolapsimit”.

Në një intervistë televizive, Rakacolli tha se “gjithë objektivi ynë është shmangia e ndonjë skenari kolapsimi. Mbi bazën e një shmagieje të tillë është ndërtuar gjithë strategjia jonë që nga fillimi i pandemisë”.

“Njerëzit u shqetësuan për mbylljen që u bë në mars. Po të mos ishte bërë ajo mbyllje, po të kishim pasur këto numra që në mars, sistemi ynë shëndetësor që nuk është i përgatitur për një pandemi që ndodh 1 herë në 100 vjet, ashtu siç nuk është i përgatitur në vendet e tjera të botës, natyrisht që do të kishim pësuar edhe ne të njëjtin fat si Italia”, – tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli u shpreh se “mbyllja në atë kohë na dha ne kohë që të përgatisnim sistemin tonë shëndetësor në përballimin e mëtejshëm të situatës”.

“Askush nuk mund të parashikojë se sa do të shkojnë numrat dhe ky sistem shëndetësor që ne kemi ngritur do të mbajë. Por duke parë tendencat në rritje, jemi të bindur që po të zbatohen masat, me siguri që do të shmangim skenaret e kolapsimit”, – shtoi ajo.

Duke folur për masat e marra, Rakacolli, u shpreh se “tashmë janë shtuar ekipet e epidemiologëve që marrin testimet. Janë shtuar stafet nëpër spitale, qoftë në atë COVID-1 apo COVID-2, është gati stafi për spitalin COVID-3. Kemi bërë të gjitha planet tona nëse do duhet të përdorim edhe spitalin COVID-4”.

Po ashtu, vijoi ajo, kemi filluar me trajnime të stafit spitalor dhe sistemit parësor në të gjithë vendin.

“Ne e kemi thënë edhe herë të tjera, nëse në Tiranë do të mbushen kapacitetet, që shpresojmë të mos ndodhë, atëherë do të kalojmë me futjen në skenarë edhe të spitaleve rajonalë”, – tha Rakacolli.

Lidhur me zhvillimin e mësimit online për studentët, zv.ministrja Rakacolli tha se “duke analizuar se kush janë shkaqet që në vendin tonë kemi një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, në krahasim me 2 javë më parë, menduam që duke gjetur shkaqet, të mendojmë edhe çfarë masash mund të marrim”.

“Ishim para sfidës që me datën 2 nëntor fillon mësimi për universitetet, dhe dihet që kjo hapje shoqërohet me hapjen e konvikteve, me grumbullimin e të rinjve në kafene, që janë ambiente favorizuese për të përhapur sëmundjet. U vendos që të mos hapeshin auditoret apo konviktet dhe të vijohet njëlloj si në fundvitin e kaluar, me mësimin online”, – tha Rakacolli./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Koeman will not be punished for speaking about VAR after the match with Real Madrid. He said that the system works against Barca
Some players of the Real Madrid Foundation believe that a change of coach will benefit the team (COPE)
Kane on BLM: We have to get down on one knee. Education is the main thing we can do
Rennes - French Krasnodar. The owner (8 times richer than Galitsky) invested in his hometown and after a transfer failure created a successful Academy
The DFB wants Klopp to be Germany's coach at Euro 2024. Lev will stay at the world Cup if he reaches the semi-finals of Euro 2020
Alaba wants to earn 15 million euros a year. Juventus, PSG and Chelsea are Interested in him
Bayern want to sign Midfielders Gladbach Neuhaus and Zakaria next season