Albania

Rama bisedë me Grenell, flet për shpalljen ‘non-grata’ të Berishës: Ishte si shpallja e mbarimit të tranzicionit, mesazh nga SHBA se askush s’është mbi ligjin

Ish-i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në median amerikane Newsmax.

Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.

Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në.

Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi.

Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama për Berishën.

Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj.

Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Football news:

Ronaldinho: I can't imagine myself as a coach. I have never really watched football
Barcelona believes that the contract with Messi will be signed before August 8, when the match with Juve for the Gamper Cup will take place
Grealish returned to training with Villa. Man City offered 100 million pounds for him
Giroud on the 9th number in Milan: I'm not superstitious. I don't think that the quality of my game depends on the number
Chiellini will sign a 2-year contract with Juve. In August, he will turn 37
Carragher on Kane: Why sign a 6-year contract? A gentleman's agreement 😂 😂
UAF confirmed that Shevchenko is leaving the national team of Ukraine