logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Rama: Buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik 

TIRANË, 2 dhjetor/ ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama theksoi se “sot kemi një takim konkludues me ministrin e Financave me kryetarin e grupit për rindërtimin për të parë si do të riorganizojmë buxhetin, pasi buxheti duhet të miratohet në parlament në datën 5, kështu që buxheti duhet të ketë brenda fokusin tek fatkeqët dhe tek fillimi i procesit të rindërtimit”.

“Buxheti ka një barrë të jashtëzakonshme për të mbajtur të gjitha nevojat, sepse jeta normale do të kthehet dhe dielli do të dalë prapë dhe asgjë nga ato që bëhen nuk mund t’u privohet njerëzve. Mendoj që idetë janë të mira dhe skema që po formësohet për të adresuar problemin është fituese, buxhet, donatorë dhe kontributet e njerëzve, të cilat janë të rëndësishme dhe konsistente , por që janë të papërfillshme në raport me të tërën, në kuptimin e nevojës”-, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot brenda ditës në bashkinë e Durrësit do të merret lista e ndërtuesve të të gjitha pallateve të dëmtuara dhe të gjithë duhet të njoftohen sot nëse nuk paraqiten vetë që të paraqiten dhe të marrin përsipër riparimin e të gjitha dëmeve që janë shkaktuar, por nën supervizimin e rreptë të grupeve të inspektimit.

“Dua të bëj edhe një sqarim ose shpjegim për qytetarët për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme platforma dixhitale e bashkëqeverisjes dhe i gjithë ekipi i bashkëqeverisjes do të vihen në dispozicion ekskluzivisht të komunikimit me të gjithë njerëzit që kanë nevojë të komunikojnë shqetësimin e tyre që kanë në lidhje me banesën po ashtu fluksit, informacionit që shpërndahet lart e poshtë të jetë i përqendruar dhe nga platforma të kalojë tek shtabet përkatëse dhe njerëzve tu jepet përgjigje”, – theksoi Rama.

Ai tha se “nuk kemi pse habitemi, as nuk i mirëkuptojmë të gjithë njerëzit që duan inspektimin në të njëjtën kohë ndërkohë që kjo fizikisht kjo është pamundur.
Por komunikimi është i domosdoshëm në mënyrë që njerëzit të mos çojnë mesazhe që ngelën në ajër, që njerëzit të mos rrinë në pritje të diçkaje që nuke dinë kur do vijë , por sipas blloqeve ka një plan si do zhvillohet inspektimi bllok për bllok dhe sipas blloqeve njerëzve do tu thuhet në bllokun ku gjendet banesa juaj inspektorët do të mbërrijnë në filan datë, ose ju thuhet na dërgoni fotografi të situatës , por është është shumë themelore te mos harrojmë nevojën e trajtimit të barabartë të atyre që janë në qytet dhe atyre që janë në fshat”.

“Plotësim i nevojës së tyre për çadra sepse ata nuk duan të ikin nga fshati se kanë jetën e tyre dhe nuk mund të spostohen dhe të shkëpusin çdo lidhje se kanë gjënë e gjalle atje”, tha Rama./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Themes
ICO