Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit, duke shtuar se kryeministri ka futur vendin në qorrsokak.

Vasili thekson se kryeministri duhet që të përgjigjet penalisht për pasojat nga keq-menaxhimi i pandemisë së Covid-19.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Rama thjesht nje llafazan i kapur dhe i paafte!

Rama u be rreckë me maskat prej rrecke ne menaxhimin e Pandemise!!

Sot 306 raste te reja me Covid, numri absolutisht me i larte qe nga fillimi i pandemise.

Rritja qe nga fillimi i detyrimit te maskave ne date 15 tetor eshte 50.7%.

Rritja krahasuar me pikun prej 27 raste ne prill kur u be mbyllja totale eshte 1130%.

Maskat absolutisht zero vlere pa masat e tjera.

Gjobat idiote vazhdojne.

Para’ per pandemine nuk ka, ndersa para’ per te vjedhur incineratoret dhe per koncesione ka.

Rama u be rrecke me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shendetin e qytetareve ne qorrsokak.

Kjo eshte pergjegjesi shume e rende penale.

SPAK po behet bashkefajtor.

Edhe qytetari me i fundit e ka shume te qarte qe Rama eshte thjesht nje llafazan i paafte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb