Albania

Rama nga Berati: Gati paketën me 10 miliardë euro, më e madhja e investimeve në ekonomi

Nga Berati kryeministri Edi Rama tha se në 8 vite janë rritur eksportet dhe janë ulur importet në vend. Investimet në bujqësi, tha Rama ka bërë që rrugët në Shqipëri të mos jenë më rrugët e një merkatoje kaotike, ku prodhimet tregtoheshin me tezga në rrugë, por sot fermerët i eskportojnë ato.

Kjo ka bërë tha Rama që Shqipëria të kthehej në kampione të eksporteve bujqësore në gjithë rajonin tonë. Gjatë kohës që po fliste kanë nisur dhe një shi i lehtë, të cilin Rama e cilësoi si një paralajmërim për breshrin e votave të PS .

“Shiu që ka nisur është paralajmërimi i gjithë breshrit të votave të PS që do të hyjë në të gjitha kutitë e votimit që nga Kuçova deri në Skrapar. Që nga Poliçani deri në Dimal dhe natyrisht këtu në Berat.

Këtu në Berat ku disa vite më parë ishte vërtetë e lodhshme të vijë, ishe një rrugë plot gropa, një rrugë që nuk çonte drejt qytetit turistik, nuk të çonte në një prej vendeve të krenarisë por dukej sikur nuk të çonte asgjëkund. Kujtesa do t’ju ndihmojë që të sillni para syve se si në anë të asaj rruge ishin të rreshtuara tezgat me fruta, me perime. Rrugët e Shqipërisë ishin si rrugët e një merkatoje kaotike, rrugët e dëshpërimit dhe të mbijetesës për qindra njerëz që punonin tokën.

Sot nuk janë më ato tezga në asnjë rrugë të Shqipërisë. Duhet të mundohesh për të gjetur ndonjë tek-tuk. Ku janë ato prodhime, jo vetëm që nuk janë pakësuar por janë shumëfishuar po shkojnë në pikat e grumbullimit. Sot Shqipëria ka shkuar në vendi ne parë për eksporte bujqësorë. Jemi eksportuesit më të mëdhenj të domates, të perimeve, por kemi akoma kaq shumë mundësi, potenciale, kaq shumë rrugë për të bërë.

Të bashkuar kemi mundësi ta ngjisim Shqipërinë në atë majë ku e kanë lënë amanet. Të jeni të bindur nëse ne para 6-7 vitesh eksportonim 100 mln prodhime bujqësore dhe sot 400 milionë, brenda mandatit të tretë do i çojmë në mbi 1 miliard. Nëse para 6-7 vitesh arrinim të punonim 120 mijë ha tokë buke dhe sot kemi shkuar në rreth 230 mijë duke e dyfishuar sasinë e tokës që punohet. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë mundësi dhe nga kjo tokë të nxjerrim shumë më tepër prodhim. Sot ne e kemi përgjysmuar volumin e importeve dhe kemi rritur të eksporteve. Importojmë 1, eksportojmë 3”, tha Rama.

Rama u shpreh se qeveria ka gati paketën më e madhe të investimeve të huaja dhe publike për Shqipërinë, ndërsa shtoi se janë rreth 10 miliardë euro që presin të financohen në ekonominë shqiptare.

“Janë rreth 10 mld euro që janë gati për të filluar për të financuar ekonominë shqiptare. Porti i madh turistik i Durrësit nuk është një plan, aq më pak një dëshirë, është një projekt konkret, me kompaninë që ka ndërtuar portin turistik të Dubait dhe është një projekt që pre të fillojë. Duhet vetëm puna dhe koha që puna do në dispozicion. Ai port së bashku me portin turistik të Vlorë, me portin turistik të Sarandës që ka filluar nga puna, me atë të Shëngjinit janë 4 porta të reja nga deti për Shqipërinë. Do sjellin turistë por të një kategorie tjetër, turistë me shumë para, njerëz të kamur që eksplorojnë brigjeve të Mesdheut, turistë që do duan të rikthehen pasi të kenë përqafimin e parë me këtë vend të bekuar. Do duan të hyjnë më thellë, do duan të shohin Beratin”, tha Rama.

Rama nuk kurseu as sulmet për programin e PD që premton lekë për çdokënd, duke thënë se këto janë sharlatanë që rikthen në forma të ndryshme.

“Kaq lekë për çiftet e reja, kaq lekë për çiftet në moshë mesatare. Ju shkoni vetëm mirë me njeri-tjetrin se ju japim lekë ne. Do i japim 1000 euro biznesit të vogël. Po si, nga do vijnë këto lekë. Këto lekë vijnë vetëm nga ai hon që bashkëjeton brenda shqiptarëve dhe nga ku zërat e të shkuarës, të sharlatanëve rikthehen në forma të ndryshme. Janë po ato zëra që na kanë penguar që ne të ngjitemi aty ku e meritojmë, janë po ato zëra që duan të na rikthejnë ku nuk e meritojmë. Më 25 prill o për Shqipërinë aty ku e meritojmë, ose kundër Shqipërisë ku populli nuk e meriton, nesër do jetë shumë vonë”, tha Rama.

o.j/dita

Football news:

The president of UEFA will propose to exclude Real Madrid, Barca and Juve from European competitions for 2 years (Cope)
Thomas Tuchel: Maybe de Bruyne needed to leave Chelsea. Werner and Havertz will be able to show their best qualities here
Ter Stegen about 2:8 from Bayern: It really hurt Barca, hurt our pride. We just couldn't stop them
The Champions League final between Man City and Chelsea is likely to be moved from Turkey
Man City are Interested in Lukaku, but the striker wants to stay at Inter. There are no negotiations with Chelsea either
Zidane and Gattuso are on the list of possible candidates for the post of head coach of Juventus
Barcelona may sign PSV top scorer Malen if the deals for Holand and Depay fall through