TIRANË, 20 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët e Elbasanit për pritjen e ngrohtë që i bënë në takimin e mbylljes së fushatës elektorale në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena”.

Rama publikoi një video nga pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim.

“Do ta bëjmë Kalanë një nga magnetet më të fuqishëm të turizmit jo në Elbasan, por në gjithë Shqipërinë. Dua t’u them dy fjalë atyre të Kalasë, sepse kam një problem me ata të Kalasë. Elbasani sot ka mundësinë të zgjedhë një skuadër e cila është krijuar për Elbasanin dhe për të qenë me Elbasanin”, deklaroi Kryeministri.

Siç shihet nga video e publikuar nga Kryeministri, shumë nga qytetarët mbështetës mbetën jashtë stadiumit të cilët e ndoqën takimin nga monitorët.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.