Albania

Reali pranë titullit, fiton në Granada me dyshen Mendy-Benzema!

Reali i Madridit vendos njërën dorë te titulli kampion në La Liga. Los Blancos e çuan në nëntë numrin e fitoreve radhazi duke fituar 1-2 edhe në transfertën ndaj Granadas ndeshja më e vështirë që kishin në tri javët e fundit të kampionatit.

Tashmë me një fitore ndaj Villarealit në shtëpi ndeshjen e ardhshme ose dhe me vetëm dy barazime në dy takimet e fundit, skuadra e Zidane mund të shpallet edhe matematikisht kampione e Spanjës.

Në transfertën e Los Carmenes, Reali e pa veten shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë me golat e Mendy dhe Benzema në harkun e 16 minutave të para.

Më pas ndeshja u dominua e gjitha nga Granada që rihapi sfidën në fillimin e pjesës së dytë me golin e Machis, por vetëm kaq sepse mbrojtja e Los Blancos dhe Courtois me pritjet e tij ruajtën avantazhin 1-2 deri në fund, duke i dhënë tre pikë të arta, Realit të Madridit që u ngjit në kuotën e 83 pikëve.

Football news:

Barcelona cannot agree with Ter Stegen on a new contract. The goalkeeper wants to stay
We found out how the fascinating logo of Iceland appeared: Game of thrones has nothing to do with it, the source of audacity is the success of the national team
Ronaldo-Casillas: Proud that we shared great moments
Bayern want to sell Boateng in the summer. The club has no offers yet
Solskjaer on the Europa League: a Trophy would be a big step forward for Manchester United. We want to win something
Juve have contacted Zidane, Pochettino, Inzaghi, Spalletti and Gasperini about working at the club. The Real Madrid coach refused
Coach Of Brentford: We went from a mid-level team to the third team of the season. This is an incredible achievement