Albania

Referendum në Itali, kërkohet ulja e numrit të ligjvënësve në parlament

E mbingarkuar nga situata e krijuar nga pandemia dhe kriza ekonomike, Italia po përballet me një referendum të diskutueshëm kushtetues që do të modifikojë parlamentin, të pandryshuar që nga rënia e fashizmit.

Këtë të diel dhe të hënë qytetarët italianë janë thirrur të votojnë për të ulur numrin e ligjvënësve  në Parlament. Kjo do të thotë reduktim qoftë në dhomën e deputetëve por edhe në senat.  Ky ka qenë një propozim i kërkuar me këmbëngulje nga lëvizja “5 Yjet”.

“Përafrimi me standardet e vendeve të tjera evropiane do të thotë rritje e efikasitetit. Deri më tani, parlamenti është përdorur si një parking për të dashuruarit dhe miqtë e politikanëve të caktuar. Është e qartë se nëse numri i deputetëve zvogëlohet, partitë do të duhet të bëjnë një përzgjedhje bazuar në cilësi”, është shprehur Michele Sodano, deputet i lëvizjes “5 Yjet”.

Krahasuar me shtetet e tjera evropiane, Italia është vendi me numrin më të lartë të deputetëve të zgjedhur. Synohet që numri ligjvënësve të reduktohet nga 945 në 600

Një reformë e tillë supozohet të shpëtojë paratë shtetërore. Por për shumë persona kjo mund të nënkuptojë më pak përfaqësim sidomos për minoritetet.

“Ne duhet të përqendrohemi në vendosjen e njerëzve kompetentë në parlament, njerëz që vërtet dëshirojnë të na përfaqësojnë dhe të bëjnë ligje që përfshijnë sanksione për ata që nuk shkojnë, për t’u siguruar që partitë të ndjekin rregullat”, thotë Jasmine Cristallo, koordinatore e lëvizjes “Sardines”.

Reforma është aprovuar në parlament tetorin e shkuar pasi ishte një nga parakushtet për të formuar qeverinë e koalicionit midis M5S dhe Partisë Demokratike.

Analistët shprehen se kjo është një përpjekje e patakt për t’iu përgjigjur politikës jo të mirë ndër dekada dhe skandaleve.

“Ajo ka për qëllim të ndëshkojë politikanët. Kjo do të thotë që kjo është një reformë anti-politike ose populiste dhe kjo është arsyeja kryesore pse është kaq e diskutueshme, përtej kuptimit të saj të vërtetë”, shpjegon drejtuese i shkollës Luiss.

Kjo reformë kushtetuese zbulon krizën e thellë me të cilën po përballet demokracia përfaqësuese në Itali për momentin. Sidoqoftë, ajo lë shumë çështje të pazgjidhura siç janë nevoja për një ligj të ri zgjedhor dhe një reformë më të gjerë të funksionimit të parlamentit, e cila sipas disa ekspertëve konsiderohet e nevojshme.

Football news:

Naumov about the defeats of Zenit, Loko and Krasnodar in the RPL after the Champions League: Lack of professionalism in the players and the ability of the coaches
Ronaldo violated the coronavirus Protocol. An investigation is underway. Italian sports Minister on the departure of the player from Turin
Sports Director of Khimki about 2:0 with Rostov: We proved that we are a team and can win on the road
Jaka defeated Arsenal and Leicester did not create anything except the goal. We will try to take points from Manchester United
Pirlo about 1:1 with Verona: Juve do not need a slap in the face to Wake up and play intensely
Everton and Liverpool in the top 2 at the end of the round in the Premier League for the first time in 27 years
Arteta about 0:1 with Leicester: I Don't know why the hell our goal was canceled. It is difficult to create space when 10 people are sitting behind the ball line