Albania

Rekordi i viktimave/ “Numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq”, Basha: Mjekët më përshkruan një realitet shumë shqetësues

Në lidhje me rekordin e viktimave që u shënua sot nga COVID-19, ku 19 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit si asnjëherë më parë, ka reaguar lideri i PD, Lulzim Basha.

Basha thotë se numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq. Kreu i PD i rikthehet sërish takimit me mjekët teksa shton se ata i përshkruan një realitet shumë shqetësues.

Lideri i PD shprehet gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale dhe është në dorën e shqiptarëve për ta bërë këtë gjë realitet.

Statusi

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, November 24, 2020

h.b/dita 

Football news:

Nepomnyashchy against reducing the RPL to 12 clubs: Russia is not ready to sacrifice a large number of fans
Wolverhampton loan Willian Jose from Sociedad with a buy-out option
AC Milan are close to loaning Tomori to Chelsea with a 20+ million euro buy-out option
Spartak about fans convicted for fighting at Euro 2016: Fedun personally helped them financially
Lewandowski updated the Bundesliga record by scoring 22 goals in the 1st round
Flick on Bayern: Our goal is to stay on top
Goalkeeper Alcoyano has 10 saves in the match with Real Madrid. Most of all in the season among the rivals of Madrid