Albania

Revista mjekësore prestigjioze “The Lancet” rendit Shqipërinë të parën në rajon për shërbimin shëndetësor

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Sipas studimit shkencor të publikuar në revistën mjekësore prestigjoze “The Lancet” Shqipëria renditet me 70 pikë mes 204 vendeve me sistemin më të mirë shëndetësor në botë.

Në këtë studimin Global Health Metrics, “The Lancet” i është referuar 23 treguesve efektiv mbi matjen e mbulimit shëndetësor universal dhe indeksin e mbulimit efektiv në vitet 1990-2019 të shërbimeve shëndetësore në 204 vende të ndryshme të globit.

Treguesit efektivë me trend pozitiv që i mundësuan Shqipërisë një renditje të mirw u bazuan në ndërhyrje për masat e mbulimit shëndetësor universal, parandalimit dhe trajtimit në rezultate të tilla si:

Mbulimi më dozën e parë të vaksinës kundër fruthit për fëmijët 1 vjeç paraqitet në vënd (MCV1) 92%.

Mbulimi vaksinal DTP3 për fëmijët 98%. Trajtimi infeksioneve respiratore më Amoxycillin dhe Doxycycline 90%.

Trajtimi i diaresë 100%. Trajtimi i turbekulozës (TB)92%.
Trajtimi i kancerit të gjirit 84%. Trajtimi i kancerit në qafën e mitrës 81%. Trajtimi i sëmundjes kronike të veshkave (CKD) 70%.
Trajtimi i apendesitit 98%. Lleusi paralitik dhe trajtimi i bllokimit të zorrëve 99%. Trajtimi i sëmundjeve pulmonare (COPD)81% etj.

Duke e konsideruar si një analizë sistematike për sistemet shëndetësore, sipas “The Lancet” kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.
Bazuar në kriteret e studimit për mbulimin shëndetësor universal, vendi ynë grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë e renditur më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu Shqipëria renditet më mirë edhe se vende si Turqia, Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.

Studimi është 100% shkencor i cili i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm.

Mbulimi Shëndetësor Universal i cili ka qëndruar në themelet e të gjithë reformave të marra në këto 7 vite në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, ka vendosur qytetarin në qendër duke sigurar akses të barabartë, shërbim me cilësi dhe afër vendbanimit./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Arsenal have conceded 8 consecutive home Premier League games. This is the worst streak since 2007 (9)
Lautaro wants to leave Inter and has approached Mendes to find a new club (Marca)
Wolves forward Jimenez was carried off on a stretcher after a head-to-head collision with David Luiz
Georges Jesus: Maradona had a passion for the game. Ronaldo has it to some extent, Messi does not
Donnarumma on the contract: no Problem. I want to stay in Milan for a long time
Mourinho on 0:0 with Chelsea: if anyone should have won, it was Tottenham. The players in the dressing room are not happy and it's fantastic
Lampard on 0:0 with Tottenham: Chelsea did enough to win. I'm glad we didn't miss out