Albania

Rezultati i frikshëm, çfarë zbuluan shkencëtarët që injektuan gjene njerëzore në trurin e majmunëve

Studiues japonezë dhe gjermanë kanë injektuar gjene njerëzore në trurin e majmunëve, duke bërë që sistemi nervor i tyre te rritet dy herë më shumë.

Nga ky eksperiment shqetësues laboratorik u zbulua se futja e gjenit njerëzor të quajtur ARHGAP11B te majmunët, rezultoi me ndikim të madh te pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për gjuhën, arsyetimin, mendimin e vetëdijshëm apo funksione të tjera shumë të rëndësishme.

Injektimi ishte bërë në fetuse te llojit të majmunit Marmoset, ku pjesës së trurit të njohur si neokorteks, iu injektua gjeni njerëzor i cili drejton qelizat kryesore në trupin e njeriut. Në 100 ditë përcjellje të zhvillimi të fetusit, u pa se truri i majmunëve filloi të bëhet dyfish më funksional se ç’është, i ngjashëm ose më i përparuar se sa i njeriut.

Studimi është botuar në revistën shkencore Science në Qershor, por sipas agjencisë New York Post, tani shkencëtarët kanë vendosur të ndalojnë eksperimentin për shkak të “pasojave të paparashikueshme” që mund të sjellë.

Si përfundim, studimi i kryer nga Instituti Planck i Biologjisë së qelizave molekulare dhe gjenetikës në Gjermani dhe Instituti Qendror për Kafshët Eksperimentale në Japoni, bëri trurin e majmunit me madhësi të dyfishtë duke rikujtuar skena nga filmi “Ngritja e Planetit të Majmunëve”, në të cilin një lloj majmunësh të modifikuar gjenetikisht kthehen kundër njerëzve dhe marrin Tokën.

o.j/dita

Football news:

El Shaarawy joins Roma on loan. Medical check-up tomorrow
Milner on Liverpool: Self-pity and excuses won't help. YNWA is more important now than ever
Ex-Barca president Gaspar on Setien's compensation: The club has laid out its arguments, the coach has laid out his own. The new president will decide everything, I hope
Koeman after Cornell: You can't miss a penalty twice as a Barca player. This is not serious
Wojciech Szczesny: Juventus wants to win trophies
George Weah: Ronaldo is not the best in the world, but he worked insanely hard to become one. He deserves everything he has achieved
Chelsea have confirmed the loan of Tomori to Milan. It was reported that he can be bought for 28 million euros