Albania

Rilind shkolla “Hasan Koçi” në Shkozet/ Hap dyert me standarde europiane për 1 mijë nxënës

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Shkolla “Hasan Koçi” në Shkozet, Durrës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, rilindi më e madhe, më e fortë dhe më e bukur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë, e rindërtuar tërësisht sipas standardeve europiane dhe me kushte optimale për nxënësit e mësuesit.

Rreth 1000 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shkozet, bashkia Durrës kanë tashmë në dispozicion shkollën e rindërtuar me ambiente të reja, me kushte dhe standarde europiane.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Koçi” ka 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.

Shkolla është një objekt trekatësh dhe veç ambienteve, klasave, laboratorëve, ka dhe palestrën dhe ambientet e tjera sportive.

Në projektin e rindërtimit përfshihet dhe gjelbërimi dhe sistemi i të gjitha ambienteve përreth saj. Shkolla ka shkallët e emergjencës dhe ashensor në pjesën e hyrjes.

Në qarkun e Durrësit do të ndërtohen 32 objekte të reja arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Midfielder Bayer Amiri was called a fucking Afghan. After the match, the Union player apologized
Ozil and Arsenal have agreed to terminate their contract. He will complete the move to Fenerbahce at the weekend
Klopp on Bruno: Outstanding player, leader. Good transfer for Manchester United, unfortunately
Paul Ince: Manchester United can beat Liverpool. Two years ago, I would not have said that
Brunu on the Manchester United penalty talk: I don't care. Our attacking players are fast, it is normal that sometimes they earn a penalty
Matip returned to Liverpool's general group ahead of the game against Manchester United. A decision on his participation has not yet been made
Mourinho wants to return Eriksen to Tottenham. The high salary of the player can prevent