Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës në Shijak ka dhënë një mesazh në FB për Rindërtimin.

Rama thotë se puna vijon pa të shtuna, pa të diela, pa lodhje teksa skuadrat sigurojnë javë pas jave kthimin në banesa të reja të familjeve në zonat rurale.
Saktësisht në Shijak Rama thotë se 400 banesa individuale përfundojnë brenda 2020, kurse 67 të tjera brenda janarit 2021.

Ai paralajmëron se banesat e fundit që shënojnë përmbylljen e Rindërtimit në Shijak do të nisin së shpejti.

STATUSI NGA EDI RAMA
RINGJITJA VAZHDON😊
🟣 24.800 PUNËTORË TË ANGAZHUAR PËR RINDËRTIMIN vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, së bashku me të gjitha skuadrat e institucioneve qendrore e vendore, duke siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale, paralelisht me progresin e përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura👍
Në Shijak:
• Ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020
• Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve
• 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021
• Nisin së shpejti edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki
• Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit
• 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë
• 897 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
#SiNjëFamilje❤️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb