Albania

Ristani ironizon mbledhjen në PD: Një deputet i tha Bashës që të dorëhiqet kur…

Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD. Ristani tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje, madje edhe disa situata servilizmi ndaj Bashës.

Një nga deputetët e zgjedhur të partisë, ka deklaruar se nëse Basha humbet edhe zgjedhjet në parti, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen nga partia…

Me sa duket deputeti nuk e kupton që Basha garon si kryetar pa dhënë dorëheqjen, për postin e kryetarit.

Kryetari sillet si fëmijë hileqar. Në bazë të statutit mbledhjen duhet ta thërrasë kryetari i Këshillit Kombëtar, në fakt e thirri Sekratari i Përgjithshëm. Në mbledhje kishin organizuar edhe një grup për t’ju kundërvënë Nishanit dhe Kadillit.

Krijuan ilaritet të rëndomtë gjatë mbledhjes. Nuk ishin as anëtarë, është një grup që e mbledh Sekretari i Përgjithshëm, për të krijuar hilaritet. Gjatë fjalëve, unë personalisht i kërkova kryetarit të japë dorëheqjen, sepse po e çon partinë nga humbja në humbje. I’u referua një fjale të tijën ku ai i thotë Ramës, ma hodhe njëherë faji yt, ma hodhe dy herë, faji im.

Mendova se do të japë dorëheqjen që mos t’ja hedhë tre apo katër herë. Ngrihet një nga deputetët e PD-së dhe thotë, kryetar nëse do të humbësh në zgjedhje për kryetar, unë mendoj se duhet të japësh dorëheqjen!  

Ai që ra në sy ishte një nxitim për të zhvilluar zgjedhjet në më pak se një muaj, duke krijuar pabarazi në garë. Tradita e Bashës është që kur ai humb ngrin, këtë herë ai nuk bëri as ngrirje. E mirë do të ishte të ndiqte traditën e vet, që të ngrinte.

 Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.

n.s. / dita

Football news:

Malinovsky has greatly benefited from the transfer of the Euro. In the spring, he was the best in Serie A and will now drag Ukraine
Benzema on the French national team: The goal is to win the Euro. I keep it in my head
Debuts of the countries of the former Yugoslavia at the Euro: the madness of the Slovenes and the Serbs (3:3), goals by Shuker and Milosevic. Now-North Macedonia
Man City could buy Pau Torres if they sell Laporte
Inter is ready to sell Lautaro for 90 million euros
Verratti could be part of Italy's bid to face Switzerland
Trippier on the England team: As a team, we are not afraid of anyone