Elvis dhe Fatma Naçi morën rrugën drejt fshatit Perlat të Rrëshenit për të takuar Jonidën dhe familjen e saj.

Kishin kaluar vetëm tre ditë pasi historia e tyre tronditëse u transmetua gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Elvisi e gjeti 9 vjeçaren duke bërë punët e rënda të përditshmërisë, Jonida ishte në mal duke prerë dru. Vajza u hutua nga gëzimi dhe as i shkonte ndërmend së atë ditë jeta e saj do të ndryshonte.

Elvisi: Sa larg që paska qenë moj Fatma, më në fund arritëm! Do takojmë fillimisht Jonidën
Fatma: Jonida vetë nuk e di por me lotët e saj ka prekur zemrat e gjithë shqiptarëve, na tregoi ato plagët e shpirtit, e tregoi me fjalë të thjeshta, ishin plagë të hapura
Elvisi: Na ka habitur që një vajzë e vogël të tregonte ashtu jetën e saj
Fatma: Ajo ishte jeta normale e saj që bënte cdo ditë, e tregoi shumë thjesht pa e ditur se do prekte gjithë shqiptarët

Jonida: Kam shumë frikë nuk mund të duroj shumë, cdo natë them mos na vjen ndonjë uj se i kam frikë, si mund të kalohet jeta kështu, ju lutem më ndihmoni me pak, për mua ajo pak do ishte vërtetë shumë, ju lutem të bëni një shtëpi për ne
Elvisi: Këta dalin për të prerë dru,
Jonida: Marr sopatën, mami më thotë pusho pak kemi rrugë shumë
Elvisi: Shpresojmë t’i ndihmojmë, është situatë Zot na ruj, zonja Vida është në këtë zonë, nuk e di nëse është dhe Jonida me të, kujdes Fatma mos rrëzohesh rrugës, do ta mbyllim këtë vepër të mirë pa u rrëzuar

Fatma: Si je moj bukuroshe Jonida, u lodhe?
Vida: Ju falenderojmë shumë që erdhe, u emocionova që ju pashë, nuk ju prisja, rruga është e vështirë , ne këtu po bëjmë dru, deri para tre ditësh koha ishte akull, vajza tjetër është sëmurë
Elvisi: Lodhesh këtu?
Vida: Nuk më ndihmon njeri, i marr fëmijët në shpinë natën, fati ynë ky
Jonida: Isha duke prerë dru po ndihmoja mamin
Fatma: E di që për ty kam ardhur këtu?
Elvisi: Ti i ke thënë ato fjalë si rruaza, i ke thënë me shpirt, mos u mërzit ditë më të bukura do vijnë, ndihesh më e fortë tani që erdhëm, do bëjmë diçka të mirë së bashku?
Jonida: Në rregull
Elvisi: Kjo është shtëpi që jetoni?
Vida: Nuk kam njeri pranë, asnjë nuk më mbështet
Fatma: Ti shkon në shkollë? Ke thënë ke frike nga ujqerit nga lakuriqët e natës ke jetuar me frikë? Si e ke menduar jetën?
Jonida: Po kam frikë çdo natë. Po si ka filluar do mbarojë jeta nga fillimi në fund.
Elvisi: Na i thuaj ëndrrat e tua, do doje edhe një shtëpi pak më të madhe Jonida?
Jondia: Të ndjek ndonjë shkollë për gjuhët e huaja anglisht, shpresat e vogla janë, shpresat i mbaj tek puna e palodhur dhe tek ju të dy vetëm ju mund të na ndihmoni askush tjetër.
Fatma: Ëndrra jotë bazohet vetëm tek puna, e di që je princeshë? Nga ato të vërtetat…Vida me cfarë i ushqen fëmijët?

Vida: në Rrëshen shkoj ketu nuk ka dyqan, me ndihmë ekonomike, është e vështirë gjendja psikologjike shkon atje ku them nuk mundem më, jam e lodhur shumë
Fatma: Ke menduar se do ta kalosh jetën këtu?
Vida: Kam menduar edhe ta coj në jetimore
Elvisi: Po shokët çfarë të thonë Jonida?
Jonida: Ndonjëherë më tallin, më thonë ti nuk ke baba, ne kemi të gjithë
Fatma: Po ti ke lodra? Ke rroba, po dush ku bën?
Jonida: Nuk kam lodra, edhe rrobat mua mi kanë falur, këtu lahem brenda
Elvisi: Çfarë do të jepte shpresë?
Vida: Një banesë afër shkollës kur të jetë, do më lehtësonte shumë, të shikoj fëmijët dua t’i shikoj më të gëzuar.
Elvisi: Mirë mami Vida, cohu sepse do shkojmë në një vend më të bukur
Jonida: Zoti Elvis, dua të marr fotografinë e babit dhe të mamit
Elvisi: Mirë po mos më thuaj zotëri më, po u presim jashtë. Kur të pamë që po prisje drutë, nuk i takon një gruaje me fëmijë jetimë të presi dru merre sopatën dhe hidhe tani larg

Të gjithë bashkë kanë mbërritur nga fshati Perlat pranë apartamentit të ri në qytetin e Rrëshenit , është Fatmaa ajo që dorëzon çelësat e banesës Jonidës.
Fatma: E di ku kemi ardhur? Tani merre këtë çelësin dhe ta dish që shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vuash hape derën tani
Jonida: Më duket shumë e bukur!
Fatma: Ta gëzoni shtëpinë!
Vida: faleminderit shumë, falënderoj gjithë shqiptarët sidomos ti Elvis Naçi që ndihmon jetimët e bën punë kaq të mëdha, ju gëzuat në tre ditë jetët e jetimëve
Elvisi: Ta gëzoni keni shkollë e spital afër, ju do shikoni ditë të qeta e të lumtura, fëmijët do kenë shanse të barabarta tashmë si fëmijët e tjerë
Fatma: Ti Jonida do kesh gjithmonë përkrahjen time dhe të xhaxhi Elvisit që kujdeset gjithmonë për jetimët

Elvisi: Tani keni shtëpi si gjithë të tjerët, e vërteta është se njerëzit janë të vetëdijshëm, kur ne ballafaqohemi me raste të vështira ne e pamë vetë, duket si e pabesueshme që ka njerëz që jetojnë në kushte të tilla, Jondiës ia thamë lotët, këto janë shndërrime të mëdhaja, sot nuk jeni vetëm ju të gëzuar por edhe ata që do ta shikojnë rastin në emision, fëmijet do dalin ne jetë, Jondia të jetë e gëzuar kur të vijë në shtëpi se e ka vuajtur këtë pjesë, të festojë ditëlindjet, nesër Jonida të jetë vetë bamirëse, ja kjo është mrekullia e shqiptarëve.
Vida: desh më la zemra kur ju pashë që erdhët
Elvisi: tani pas shtëpisë ke ndonjë dëshirë tjetër
Jonida: pas shtëpisë nuk kam çfarë të kërkoj është mëse e mjaftueshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb