Albania

Rusi, arrin në rreth 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821, transmeton Anadolu Agency.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.521 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.497.167 ndërsa me 296 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 25.821.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.2 është ulur në 1.1 për qind dhe tek 25.8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 56.7 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.453 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 391.361 ndërsa me 63 vdekje të reja numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.312.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 564 mijë teste ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 56.7 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Dje në vend u regjistrua “shifra më e lartë rasteve ditore” me 17.340 raste.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.

Football news:

Solskjaer about Fred: He was lucky to stay on the field in the 1st half. His second yellow is not a foul
Real can fire Zidane if the club loses to Gladbach in the Champions League (COPE)
Barcelona will not pay players' salaries for January
Ramos is leaning towards leaving Real Madrid (Onda Cero)
Barcelona have started negotiations with Dembele on a new contract. The club is aware of Manchester United's Interest in the player
The stadium is where I am-a YouTube show where the legends of Liverpool and Arsenal taught children to do football tricks
Jovic has recovered from the coronavirus and can play against Sevilla on Saturday