Albania

SHBA – Kreu i OKB-së Guterres konfirmohet për një mandat të dytë

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u emërua për një mandat të dytë në detyrë nga Asambleja e Përgjithshme.

Duke folur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, Guterres reflektoi për “momentin solemn”, duke u thënë shteteve anëtare se ishte thellësisht mirënjohës për besimin që i kanë dhënë.

“Ne jemi me të vërtetë në një udhëkryq me zgjedhje pasuese para nesh, paradigmat po zhvendosen, ortodoksitë e vjetra po rrotullohen dhe ne po shkruajmë historinë tonë me zgjedhjet që bëjmë tani. Mund të vazhdojë në dy kahje: të ketë prishje dhe të ketë kriza të përhershme, ose të tejkalohet dhe të ketë perspektivë për një të ardhme më të gjelbër, më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë”, theksoi ai.

Guterres do të fillojë mandatin e tij të dytë pesë vjeçar më 1 janar 2022. Ish-kryeministri portugez u zgjodh nga asambleja për të pasuar Ban Ki-moon-in në tetor të vitit 2016.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir, përgëzoi Guterres-in për rizgjedhjen e tij, duke u shprehur se priste mbështetje të fortë universale nga shtetet anëtare për riemërimin e tij.

“Nxis të gjitha shtetet anëtare të vazhdojnë t’ju fuqizojnë për të drejtuar këtë Organizatë për të përmbushur nevojat e atyre që ne u shërbejnë”, theksoi presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir.

Mandati i dytë i Guterres-it përfundon më 31 dhjetor 2026./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Buffon on Donnarumma at PSG: The best do not forgive anything, but wait for their failure. But he is strong
Borussia is preparing a proposal for Demiral. Juventus wants 35 million euros for the defender
Manchester United and Real Madrid have started negotiations on Varane. Next week will be crucial (Mohamed Bouhafsi)
Defender of the Danish national team Andersen for 22+5 million euros moves from Lyon to Crystal Palace
Sevilla wants 70-75 million euros for Kunde. The defender is Interesting to Real Madrid, Man City and Chelsea
Roma will sign the defender of the national team of Uruguay and Palmeiras Vinho
Juve and Sassuolo will discuss the transfer of Locatelli on Wednesday or Thursday. They demand 40 million euros for the midfielder