TIRANË, 13 korrik /ATSH/- Fuqia dhe kapaciteti i sipërmarrësve shqiptarë ka potencialin për të tërhequr në tregun vendas markat më të mira dhe të afirmuara në botë.

“Cotonella në Shkodër, është një prej markave të mirënjohura italiane e cilësisë së lartë që nuk do të mund të ishte e pranishme në Shqipëri, nëse nuk do të kishte gjetur një sipërmarrës korrekt si Gjergji”.Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi gjatë një vizite pune që zhvilloi në ambjentet e kësaj fabrike në Shkodër.

“Vizita e detajuar në këtë kompani, që më njohu me të gjitha proceset nëpër të cilat kalon përgatitja e produkteve të larmishme, shërbeu për të kuptuar akoma më mirë fuqinë dhe kapacitetin e sipërmarrësve shqiptarë e potencialin për të tërhequr edhe marka të tjera të njohura në botë”- tha ministri.

Shalsi u shpreh se, përfshirja në diskutime e Jonës, skrupuloze dhe e saktë në shpjegime, më bindi se tashmë baballarët janë akoma më të suksesshëm falë fëmijëve të përkushtuar dhe të zotë që i kanë bërë pjesë të menaxhimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.