Albania

Shkollat profesionale/ 87.6% e nxënësve marrin pjesë aktivisht në mësimin online

TIRANE, 19 maj/ATSH/ Prej ditëve të para të përhapjes së pandemisë së COVID-19, Shkollat Profesionale në vend kanë zhvendosur aktivitetet e tyre mësimore online, në kushtet e shtëpisë.

Falë angazhimit të mësuesve dhe nxënësve, viti shkollor vijon edhe në kushtet e pandemisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve kanë hartuar dhe vënë në dispozicion, Udhëzues për mësimin dhe vlerësimin në kushtet e shtëpisë, për lëndët profesionale dhe modulet profesionale në arsimin profesional.

Rreth 87.6% e nxënësve marrin pjesë aktivisht në mësimin online, duke siguruar vijimësi të vitit akademik dhe përgatitjen e nevojshme veçanërisht për maturantët, në përgatitjen për provimet përfundimtare.

Përtej platformave të orientuara nga institucionet arsimore, në kuadër të projektit Skills4Jobs, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementuar falë SwissContact, është mundësuar ofrimi në ndihmë të mësimdhënies online e platformës “Mëso vetë”, e cila është aksesuar nga pjesa më e madhe e Shkollave të Arsimit Profesional.

Qeveria Shqiptare, sot më shumë se kurrë, është e vendosur të bëjë realitet çdo objektiv të parashikuar në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ralf Hasenhuttl: the Boys fully deserved a draw with Manchester United
Real need to score 2 points in 2 matches for the championship
Solskjaer on Southampton's 96th-minute goal: Manchester United won a lot of games like this. This is football
Inter came in second place in Serie A. Juventus has 8 points more, with 6 more rounds to play
Maguire on the draw with Southampton: We controlled the game and did enough to win
Maradona could become the face of the world Cup-94 for 100 million dollars. Diego refused – the contract required him to take American citizenship
Benzema scored his 19th La Liga goal. Messi Has 22