Albania

Shkuan për vjedhur kanabis dhe masakruan shqiptarin, dënohen 4 australianët

Katër australian janë shpallur fajtor për vrasjen e një shqiptari. Sipas raportimeve të mediave, 4 të dënuarit kishin hyrë në shtëpinë e Urim Gjarbit për të vjedhur kanabis, por pas rezistencës së këtij të fundit e vranë.

Gjykata e Lartë, pas 4 ditësh seancash të gjata shpalli fajtor; Benjamin John Mitchell, 33 vjeç, Alfred Claude Rigney, 44 vjeç, Matt Bernard Tenhoopen, 25 vjeç dhe Aaron Donald Carver, 37 vjeç.

Të katërt në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë Urim Gjabri në shtëpinë e tij në tetor 2018. Gjykata duke iu referuar provave tha se të akuzuarit kanë qëlluar disa herë me sende të forta në kokë viktimën, duke i thyer kafkën.

Gjykatës u tha se gjatë hetimeve, policia zbuloi ADN-në e dy të akuzuarve brenda shtëpisë së të vdekurit. Ata gjithashtu gjetën ADN-në e një të pandehuri të tretë në timonin e makinës së Gjabrit.

Edhe pse hetuesit kishin gjetur shumë prova, sërish gjykata nuk ishte në gjendje të vendoste se cili prej të akuzuarve kishte rol më të madh në vrasjen e shqiptarit.

46-vjeçari shqiptar kishte shkuar si refugjat në Australi vite më parë dhe kohët e fundit ai ishte bërë banor rezident.

Football news:

Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern
Bale has 200 career goals. He hasn't scored in European competition for 2 years
Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there
Pioli on 4:2 with Celtic: Milan did not lose their head at 0:2 and continued to play as a team