Albania

Shoku Meta! Mos ja nxirr bojën dhe Gjykatës Kushtetuese!

Gjer mot në Korrik,
unë do jem në punë,
se ju s’kini parë,
një kokëderr si unë!

Këto i tha Meta,
para gazetarëve,
të merrte vëmendjen,
e gjithë shqiptarëve!

Gjer mot edhe s’jemi,
kësaj nuk i dihet,
po ti Ilir trimi,
rri sa të të rrihet!

Ti që flet siguro,
ke një siguri,
vendim’n e Gjykatës,
që tani e di!

Ti je stekë e vjetër,
di ta lozësh lojën,
qysh tash Kushtetueses,
s’ke pse i nxjerr bojën!

Meta s’ka nevojë,
të na lozë teatër,
kur nga shtatë gjyqtarë,
të tijët janë katër!

Nëse do vazhdojë,
votimi me “mik”,
Meta do të jetë,
gjer mot në Korrik!

Krye magjistratët,
s’i njohim vërtet,
ta dimë nëse kanë,
pak integritet!

Për Metën e dimë,
s’është tamam idiot,
sidomos tani,
nuk flet ashtu kot!

Ai ka punuar,
bash për këtë ditë,
se kohë përpara,
i dinte stuhitë!

I dinte stuhitë,
që mund ta përlanin,
ndaj për një gjykatëse,
parvjet bëri namin!

Ai mund të ndihet,
një yll i pafikur,
po për shumë nga ne,
Meta është i ikur!

Për shumë nga ne,
është po njëlloj,
quhet një i ikur,
dhe po të qëndrojë!

Sepse presidencës,
pjacën ja ka ulur,
dhe vetë ka mbetur,
si një dru i shkulur!

Aty ka një tufë,
me parazitarë,
Meta i përdor,
edhe si ushtarë!

Në zgjedhjet që ikën,
që të gjithë e dinë,
se si konkuruan,
tre me LSI-në!

Dhe mbasi mbaruan,
ditët e furtunës,
u kthyen sërish,
në vendet e punës!

Sepse shoku Meta,
e ka bërë zakon,
vendet që drejton,
i privatizon!

A.DUKA

Football news:

Fantastic story of a surfer from Australia: he won bronze after a severe skull injury (he couldn't even walk)
Aguero underwent a course of stem cell treatment to restore the cartilage of the knee joint
Mills on Varane at Manchester United: I'm not sure that he will be like van Dijk or Dias. There are 6 difficult matches in La Liga, not counting the Champions League
Memphis Depay: I don't care if they call me a rebel. Suarez won a lot not because he is the nicest person on the field
Barca will not have to register Messi as a newcomer. He will be able to work at the training camp without signing a contract
Petkovic headed Bordeaux. He worked with the Swiss national team since 2014
Chelsea may include Zouma in the deal with Sevilla for Kunde