Albania

“Shqipëria buzëqesh”/ 10 169 vaksinime vetëm sot, 632 676 në total

TIRANË, 12 maj /ATSH/  Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 10,169 vaksinime antikovid.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila informoi se që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 632, 676 vaksinime.

Ndërkohë, vetë qytetarët të cilët po marrin dozat e vaksinës shprehin mirënjohjen e tyre, pasi ndjehen të lehtësuar sepse shumë shpejt mund t’i kthehen sërish jetës së tyre pa frikë.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe qeveria ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Director of the Danish national team about the game with Finland: We are even less confident that we did the right thing when we finished the match
Coach of Austria: We were aggressive, mobile and deserved to win against Macedonia
Stekelenburg broke the record of the Netherlands, at 38 years and 264 days playing at the Euro
Junior Moraes: I support the success of our country. Glory to Ukraine
Dino Zoff: Donnarumma is on the road to greatness, but at 22, money should hardly be at the forefront
David Alaba: Austria has a good squad with huge potential. We are happy to see the successful start of Euro 2020
Austrian Gregoric scored the 700th goal in the history of the Euro