logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë në Silicon Valley

Tre vajza nga Shqipëria përfaqësojnë vendit në konkursin “Technovation Challenge”, që njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko. Vajzat gjimnaziste Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, konkurojnë me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.

“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tre vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.

Pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitetet realizohet falë Këndit Amerikan në Tiranë, një platformë e Ambasadës Amerikane për të realizuar projekte të ndryshme. “D3C0ders” bashkëpunojnë me Këndin Amerikan prej vitit 2016, kur ato ishin vetëm 12 vjeç. Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me një nga përfaqësueset e grupit, Dea Rrozhanin.

b.b/dita

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO