Albania

“Si t’u mbushë mendja që Mimoza Ndroqi meriton të jetë konsulle nderi e Kosovës?!”, Mero Baze “shënjëstron” Ditmir Bushatin

Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka komentuar vendimin e ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për të emëruar si konsulle nderi të Kosovës në Vlorë bashkëshorten e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi.

Për gazetarin ky është një vendim i pakuptimtë duke shtruar pyetjen se pse ky emërim mund ta nderonte Kosovën në vendin ku është ngritur flamuri i shpalljes së pavarësisë..??

Ndër të tjera Baze shkruan në rrjetin e tij në Facebook:

“Prej vitit 1991 shkruaj për Kosovën dhe në shtypin e Kosovës.

Kam shkruar dy libra për Kosovën dhe qindra artikuj.

I njoh personalisht nga Ibrahim Rugova i ndjerë, tek Bujar Bukoshi, e deri tek Hashim Thaçi e Albin Kurti.

Kurrë nuk më ka shkuar në mendje të jem konsull i Kosovës, apo dhe pasaportë mbajtës i saj, edhe pse e njoh Kosovën e kam ndihmuar atë më mirë dhe më shumë, se Ditmir Bushati.

S’di pse këtij i është mbushur mendja që zonja në fjalë e nderon Kosovën si konsulle nderi në Vlorë aty ku është ngritur flamuri, pasi i njëjti ministër ja kish hequr këtë detyrë burrit të saj si Konsull i Meksikës për këto histori që po dalin.

Kollaj është të bësh sikur lufton krimin në politikë, një muaj pasi të shkarkojnë, ndërsa një muaj më parë firmos këtë letër”, shkruan Baze teksa përcjell edhe faksimilen e emërimit që mban firmën e ish ministrit Ditmir Bushati.

l.h/ dita

Football news:

Lewandowski scored for Schalke in their 10th Bundesliga game in a row. This is a League record
Gnabry scored the fastest goal in 18 years in the opening match of the Bundesliga
Manchester United have agreed a 5-year contract with Telles. It remains to be agreed with Porto
Sane made his debut for Bayern
Ronaldo posted a photo with the award for the best scorer from IFFHS: Happy to win 🇵 🇹 🇮 🇹 😀 💪 🏼
Godin will terminate his contract with Inter and move to Cagliari (Fabrizio Romano)
Wolverhampton made red and green uniforms to make the 12 Portuguese players at the club feel good. New level of care 🔴 🟢