Albania

Skandal në Bruksel, festa e diplomatëve shndërrohet në orgji

József Szájer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij si eurodeputet të dielën, ka pranuar të jetë politikani në qendër të skandalit të festës seksuale në Bruksel, që ndodhi të premten e kaluar në mbrëmje.

Një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij.

Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji.

Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

Deputeti shtoi se i vinte keq që kishte shkelur kufizimet anti-Covid”, para se t’i kërkonte falje kolegëve, votuesve dhe familjes.

Policia bastisi lokalet, të vendosura në qendër të kryeqytetit, duke arrestuar 25 persona. Sipas mediave belge, njëri nga të pranishmit u arratis. Do të ishte pikërisht eurodeputeti hungarez, i cili më vonë do të përfitonte nga imuniteti i tij.

Szájer njoftoi pa asnjë paralajmërim dorëheqjen si eurodeputet të dielën. Ai tha në deklaratën e tij të martën se ishte një hap i gabuar dhe personal i tij. Ai shtoi: “Unë kërkoj nga të gjithë të mos e shtrijnë atë në atdheun tim, ose në komunitetin tim politik.”

Szájer është një anëtar i vjetër i Fidesz, i cili ndihmoi në hartimin e kushtetutës së vendit. Ai shërbeu si kreu i delegacionit Fidesz në Parlamentin Evropian dhe anëtar i komitetit të punëve të jashtme të asamblesë.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar të drejtat e LGBTQI javën e kaluar, ku së bashku me Poloninë, shprehën kundërshtim të fortë ndaj një plani të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së që kërkon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe LGBTQI në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet”.

Football news:

Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere
Agent about Wendel in Zenit: A risky deal, may not be justified
Shevchenko about Ukraine at Euro 2020: Goal-minimum-exit from the group
Tottenham are Interested in Southampton's top scorer Ings. He has 7 goals in 13 Premier League games
Midfielder Loko Berkovskiy focuses on de Bruyne: I give passes more often, I don't hit many goals, but I draw conclusions
Ex-coach Genoa Nicola took charge of Torino
Lampard on 8th place Chelsea: I can handle the pressure