STOKHOLM, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Prodhimi i brendshëm bruto i Suedisë u tkurr me një rekord prej 8,6 % në tremujorin e dytë, njoftoi sot Agjensia Kombëtare e Statistikave.

“Kjo është rënia më e madhe në një tremujor, e krahasuar me të njëjtat periudha kohore, që nga viti 1980”, tha agjencia.

Sipas statistikave, e krahasuar me tremujorin paraardhës, rënia, në pjesën më të madhe, u nxit nga rënia e eksporteve dhe shpenzimeve të konsumit familjar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.