Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se duhet të ketë një program të përbashkët mes qeverisë dhe fondacioneve në Shqipëri sa i takon kontributit që do të japin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Ahmetaj tha se mbështeste idenë e Arbër Hajdarit që mos të bashkonin fondet me qeverinë, por duhet të koordinohej plani.

“Komiteti i rindërtimit ka vetëm rol koordinues. Më pas janë institucionet shtetërore që menaxhojnë aksionet publike, deri tek fondet publike. Do ngul këmbë dhe njëherë, Arbri mund t’i referohet. Ne do duhet të kemi një program, dhe buxhetet të jenë të ndara. Nëse do bëhen 5 mijë banesa, ose do ndihmohen 100 mijë familje. Planin ta kemi të koordinuar. Buxheti i shtetit ka procedura të tjera, fondacioni ka po ashtu procedurat e veta. Ne duhet të kemi një plan, dhe buxhetet të jenë të ndara. Sot kam folur me një kompani prestigjioze shqiptare për të ndërtuar një soft-platformë ku të gjithë aktorët kanë mundësi që të reklamohen dhe të deklarohen në detaje se çfarë janë duke bërë.”, tha Ahmetaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb