Albania

TABELAT: Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB: 41.8 përqind do votonin për PS-në nëse zgjedhjet zhvillohen sot, partitë opozitare nëse bëhen të gjitha bashkë marrin 42.7 përqind

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, thotë se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste. 28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, pjesa tjetër  partitë e tjera.

Sondazhi zbuloi se edhe nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa Partia Socialiste në këtë skenar hipotetik do të fitonte 44% të votave. Diferenca mes kampeve është 1.3%.

Thesi i votave që janë të paidentifikuara, që ose nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%.

Sipas analizës së Euronews Albania që shoqëron sondazhin “besnikëria ndaj partive politike kryesore në Shqipëri vazhdon të mbetet e lartë”.

Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish për ta – thotë ky sondazh.


Sondazhi përfaqëson përgjigjet e 1600 shqiptarëve që sipas organizatorëve ja janë intervistuar në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë janë pyetur në mënyrë telefonike.

Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve,- ka njoftuar kanali që e ka prezantuar këtë sondazh.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021.

Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare nga drejtori i kompanisë MRB, Dimitri Mavros.

n.s. / dita

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: Manchester United are waiting for three important weeks, matches with Chelsea, Leicester. We are confident in ourselves
Gattuso on Granada: If Napoli were killing time like this, we would have been smeared in the press
Dzeko is Roma's top scorer in European competitions. He scored the 29th goal and beat Totti
Mikel Arteta: We got to give them two goals. Would hate to fly out of the Europa League
Milan kicked 18 penalties for the season. This is the best result in the top 5 leagues in Europe
Man City can offer Borussia more than 100 million pounds for Holand and Reina. The club is exploring this possibility (90min)
Ajax have won 11 matches in a row. The last defeat against Atalanta in December