Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ndal sot në Vaqarr, ndërsa dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se banorëve të zonave rurale do t’i kthehet e drejta për të zgjedhur kryetarin vendor.

“25 prilli është dita kur ju do të çliroheni nga presioni politik. Një drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, që është një nga grabitësit me të mëdhenj të tokave të Vaqarrit, s’do të ketë shpëtim nga drejtësia. Ne do t’i mbajmë larg duart nga drejtësia. Qeveria me presion politik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka mbrojtur zyrtarët e korruptuar. Kur flasim për ndryshimin, pjesë e ndryshimit do të jetë dhe kjo. Në 25 prill me votën për PD, me aleancën për Ndryshim, ju do të na jepni mundësi që të fitojmë bindshëm.”, tha Basha.

Banori: Të persekutuar kemi qenë në kohën e Enverit o Lul, të persekutuar jemi edhe sot

Basha:
Për çështjen e pronave, dy probleme. Edhe ne duhet ta kishim përfunduar. Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin. Do ua kthejmë institucionet njerëzve. A është demokraci që Vaqarri, Ndroqi, që të jeni një shtojcë e një qyteti që po shkon 1mln banorë. Do nisim në konsultim me banorë decentralizimin e vërtetë. Do ua kthejmë autonominë vendore, do ua japim juve të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të njësisë vendorë. Në 25 prill kjo dramë do të marrë fund. Asnjë banorë mos të mbetet në shtëpi, pasi përgjegjësinë do e keni ju.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb