Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” ku ka pasur një përplasje, por ende nuk dihen rrethanat. Personi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se në Elbasan, në sallën operative të Drejtorinë Vendore të Policisë ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbe”, që ka njoftuar për ngjarjen në afërsi të një kompleksi në autostradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb